Krasniqi: Osmani po ndërhyn në procesin zgjedhor

25 nëntor 2025 | 07:53

Presidentja e Kosovës më as nuk po tenton ta fshehë faktin që po e ndjek vijën e njëjtë me kryetarin e Vetëvendosjes, madje duke harruar edhe deklaratat për ”bixhoz me aleanca”. Këtë e vërejti edhe Albert Krasniqi nga Demokracia Plus.

Krasniqi i sheh si përfshirje të hapur në procesin zgjedhor qëndrimet e ndara publike të Vjosa Osmanit.

Për më tepër, tha ai, Osmani brendarreshtash po bën thirrje “të kamufluar për pajtueshmëri kolektive për shkelje të Kushtetutës”.

”Presidentja e vendit, e cila sipas Kushtetutës është garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve, po shfaq përfshirje të hapur në procesin zgjedhor, duke cenuar seriozisht rendin kushtetues”, tha ai, duke iu referuara deklaratave për veprimet e ish-partive opozitare në lidhje me buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Supreme ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Apelit, duke…