Krasniqi: Osmani po tenton të sigurojë mandatin e dytë, duke ndihmuar haptas dhe paturpësisht LV-në
21 nëntor 2025
| 10:57
Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar se presidentja Vjosa Osmani ka dalë haptas në përkrahje të Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka treguar se përmes këtyre veprimeve Osmani po mundohet ta sigurojë mandatin e dytë.
Krasniqi ka shkruar në “Facebook” se përveç LV-së askush tjetër nuk do ta bënte presidente Osmanin.
“Vjosa Osmani po tenton të sigurojë mandatin e dytë, duke ndihmuar haptas dhe paturpësisht LV-në. Pse? LV-ja e ka bërë presidente dhe askush tjetër nuk do ta bënte presidente në një mandat të dytë. Prandaj vota për LV-në është votë për Vjosa Osmanin, bile me shumë gjasë, pa Albin Kurtin kryeministër. Vjosa Osmani mund të jetë ‘baba’ i ri në bllokun e LV-së pas këtyre zgjedhjeve”, ka shkruar Krasniqi.



