Krasniqi para seancës: E votojmë Dimal Bashën nëse LV-ja e ka përnjëmend

26 gusht 2025 | 11:07

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë bërë me dije se kjo parti do ta votojë Dimal Bashën për kryeparlamentar nëse Lëvizja Vetëvendosje e ka përnjëmend.

“Njëjtë si në vazhdimin e fundit të seancës, kur kërkuam një konsultim 10 minutësh mes grupit parlamentar edhe sot e kërkuam si grup parlamentar i PDK-së zyrtarisht, duke e adresuar kërkesën te zoti Dehari. Kërkesa jonë si pardje është që të takohemi me GP, por, arsyeja është që të takohemi me grupet tjera për ta konstituuar Kuvendin, dhe për t’u siguruar që VV nuk dëshiron të jep një kandidat më të denjë e të përgatitur, më të duhur për kryetar. Mënyra se si e kanë propozuar, tendencioze e të papritur, nuk ishte mënyra për ta zgjedhur, por taktizim. Por e rishpreh atë që thash, ne i qëndrojmë besnik qëndrimit tonë që e votojmë një kandidat që nuk ka qenë pjesë e ekzekutivit, por kërkesa për konsultë që LV-së t’i themi a jeni të sigurt të degradoni institucionit, për një kandidat që nuk i plotëson as kriteret bazike për këtë post. Por, nëse LV-ja vërtetë konsideron që Dimal Basha është kandidati më i mirë që e kanë, dhe që i përfaqëson qytetarët, ne do ta votojmë, edhe pse nuk besojmë që një gjë e tillë qëndron”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gigio Donnarumma po i afrohet gjithnjë e më shumë një…