Krasniqi paralajmëron lëndë në Kushtetuese: Është e qartë që sot është konsumuar një shkelje e Kushtetutës me vetëdije

29 qershor 2025 | 12:14

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas dështimit të seancës konstituive, ka akuzuar shumicën parlamentare për shkelje të qëllimshme të Kushtetutës.

Ai paralajmëroi se partia e tij do të shqyrtojë mundësinë e adresimit të kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, qytetarët që kanë ndjekur seancën janë bërë dëshmitarë të një abuzimi të hapur me rendin kushtetues dhe përpjekjes për ta ndryshuar atë në mënyrë arbitrare, përkundër një aktgjykimi të qartë të Gjykatës Kushtetuese.

“Sot çdo qytetar që na ka përcjellur janë bërë dëshmitarë të abuzimit dhe shkeljes kushtetuese me qëllim dhe vetëdije nga ana e Albin Kurti dhe të deputetëve të VV-së. Nuk është situata e njëjtë si para aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Nëse ka një qartësi, ai aktgjykim është i qartë që nuk mund të ndryshohet rendi i ditës, aq më pak në mënyrë arbitrare. Insistimi i njëjtë sot, sikur se në seancat e kaluara, për Kurtin dhe VV-në, as Gjykata Kushtetuese, as aktgjykimi i saj nuk kanë kurrfarë vlere. Kjo qasje e ka karakterizuar krejt qeverisjen e VV-së dhe të Kurtit, që është e papranueshme, është sulm kundër demokracisë”.

“Është e qartë që sot është konsumuar një shkelje e Kushtetutës me vetëdije. Dhe normalisht që ne do ta shqyrtojmë qysh sot mundësinë e dërgimit të një lënde të re në Gjykatën Kushtetuese,” tha Krasniqi para gazetarëve, raporton Ekonomia Online.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se Vetëvendosje…