
Krasniqi: Partia e parë do ta ndryshojë kandidatin, kjo është zgjidhja e vetme
02 qershor 2025
| 10:54
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Altin Krasniqi, ka deklaruar se pret që partia fituese ta ndryshojë kandidaten, në mënyrë që të lëvizin drejt zhbllokimit të “ngërçit politik” në Kuvend.
Krasniqi këtë deklarim e para para nisjes së seancës së 25-të konstituive të Parlamentit të Kosovës.
Ai e ka mohuar deklarimin e kreut të LV-së Albin Kurti, se nuk po e votojnë Albulena Haxhiun sepse ajo është grua.
“Nuk është e vërtetë. Ka deputetë që kanë deklaruar që votojnë gra tjera”.
“Besoj se partia e parë do ta ndryshojë kandidatin. Kjo është zgjidhja e vetme”, ka thënë Krasniqi.