Krasniqi: Pas Bedriut, një djali të përgatitur, guximtar e vizionar si Arian Tahiri – Shipoli sonte na dha energjinë e fitores!

28 shtator 2025 | 19:22

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për kandidatin e PDK-së për Mitrovicë, Arian Tahiri, gjatë një tubimi të zhvilluar sonte në Shipol.

Krasniqi ka theksuar se Tahiri përfaqëson gjeneratën e re që i sjell politikës ndershmëri, energji dhe rezultate konkrete, duke lidhur çdo hap të tij me dashurinë për qytetin e tij. Ai ka vlerësuar gjithashtu punën dhe përkushtimin e kryetarit të dëshmuar Bedri Hamza dhe e ka paraqitur Tahirin si vazhduesin e një lidershipi të suksesshëm.

“Më 12 tetor, çdo votë për Arianin është një votë për #MaMirë. Është votë për një Mitrovicë që nuk e duron arrogancën dhe për vazhdimësi të mirë, sepse pas Bedriut, vjen Ariani,” ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ky takim nënvizon mbështetjen e PDK-së për kandidatin e saj dhe rëndësinë e votës së qytetarëve për të siguruar një përfaqësim të dinjitetshëm dhe të përgjegjshëm në Mitrovicë.

Postimi i plotë:

Pas Bedriut – Ariani: Shipoli sonte na dha energjinë e fitores! 🙌
Me një mik dhe kryetar të dëshmuar si Bedri Hamza, sonte i dhamë mbështetjen e plotë një djali të përgatitur, guximtar e vizionar si Arian Tahiri.
Ariani është shembulli i gjeneratës së re që i sjell politikës ndershmëri, energji dhe rezultate, duke e lidhur çdo hap me dashurinë për qytetin e tij.
Më 12 tetor, çdo votë për Arianin është votë për #MaMirë.
Është votë për një Mitrovicë që nuk e duron arrogancën.
Është votë për vazhdimësi të mirë, sepse pas Bedriut, vjen Ariani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi bashkë me kryetarin aktual të…