
Krasniqi pas dështimit të seancës konstituive: Demokracia funksionon me shumicë dhe jo me imponim
29 prill 2025
| 10:50
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se demokracia funksionon me shumicë dhe jo me imponim.
Këtë deklaratë, Krasniqi e ka dhënë pas dështimit të përpjekjes së tetë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
“Shpreh keqardhje për këtë tallje që po bëhet nga ana e partisë së parë, e cila për të tetën herë na mbledh në Kuvend dhe sillet me mentalitetin e njëjtë. Demokracia funksionon me shumicë e jo me imponim. Institucionet janë të popullit dhe jo të një partie politike. Duhet të kuptohet se ka shkuar koha e udhëheqjes së një partie. Shpreh keqardhje”, ka thënë Krasniqi.