Krasniqi pas largimit të Rrahmanit dhe Korenicës: Deputetët me bindje islamiste nuk i përkasin një partie të majtë si Vetëvendosje
Gjatë kohës së fundit, në partinë e Lëvizjes Vetëvendosje kanë duke ndodhur largime të shpeshta.
Eman Rrahmani e Visar Korenica, ishin dy të fundit që u larguan gjatë ditës së sotme nga kjo parti.
Por, që të njëjtë zyrtarizuan bashkimin me koalicionin mes AKR-së dhe PD-së.
E, në sytë e profesorit universitar, njëherëshit edhe analist mbi çështjet e zhvillimeve politike, Milazim Krasniqi, shprehet se hyrja e këtyre dy deputetëve në LVV ka qenë një paftyrësi, që sipas tij sikurse kanë hyrë për interesa të veta ashtu edhe kanë dalë.
“Për mua ka qenë paftyrësi hyrja e tyre në Lëvizjen Vetëvendosje sepse bindjet e tyre islamiste nuk kanë pasë të bëjnë kurgjo me një parti që është socialdemokratike, e bile e majtë shumë, kanë hy për interesat e veta, atëherë tash kanë dal sigurisht për interesat e veta”, tha Krasniqi në një intervistë dhënë për GazetaBlic.
Ai tha se këta njerëz që hyjnë në parti dhe dalin vetëm për interesa ekonomike ose pushtetore, nuk i bëjnë përshtypje.
Sipas Krasniqit, kjo parti nuk i ka zhgënjy vetëm dy deputetët që janë larguar, por edhe një pjesë të militatëve të tyre.
Ndryshe, Milazimi shprehet bindës se deri në shkurt do të ketë turbulenca në parti, e veçanarishtë në Lëvizjen Vetëvendosje, kjo krejt sipas ndërrimit të gjeneratave e rritjeve të kërkesave të qytetarëve.
Gjithashtu, sipas tij do të jenë interesate zgjedhjet e 9 shkurtit, i cili thotë se do të presim a do të ofrojnë partitë përsëri premtime pa mbulesa dhe gënjeshta.
“Do të jetë interesante fushata zgjedhore, do të presim se çka do të ofrojnë partitë, a do të ofrojnë përsëri premtime pa mbulesa dhe gënjeshtra apo do të orforjnë premtime reale që janë të realizueshme, do të jetë interesante”, përfundoi Krasniqi.