Krasniqi pas takimit me Osmanin: Fundi i janarit do të ishte i përshtatshëm për zgjedhje

22 dhjetor 2020 | 15:49

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se fundi i janarit do të ishte koha e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Unë e njoftova se ne e kemi mirëpritur vendimin sepse ka kohë që kemi kërkuar mbledhjen e partive politike për të bërë shpërndarjen e këtij legjislativi. Ne presim që data e zgjedhjeve të shpallet sa më shpejtë që të jetë e mundur, brenda atij harku kohorë që e përcakton edhe Gjykata Kushtetuese. Mendojmë që fundi i janarit do të jetë koha e duhur”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se zgjedhjet e parakohshme janë kërkuar edhe më parë nga PDK-ja.

“Është e domosdoshme që të mos humbet kohë. Viti i ardhshëm po vjen më shumë pikëpyetje të funksionimit institucional, por edhe probleme të tjera të funksionit normal të shtetit”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arkadiusz Milik është jashtë planeve të Napolit, teksa këtë sezon…