Krasniqi pas takimit me Osmanin: Rikonfirmova gatishmërinë e PDK-së për gjetjen e një zgjidhje

02 korrik 2025 | 14:58

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është deklaruar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se ka rikonfirmuar gatishmërinë e PDK-së për gjetjen e një zgjidhje.

Krasniqi gjithashtu u shpreh se shpreson që edhe këto konsulta të jenë në funksion të gjetjen së rrugëdaljes.

“Edhe në këtë takim rikonfirmova qëndrimin dhe gatishmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës për të luajtur rolin tonë në gjetjen e një zgjidhje të krizës politike, sidomos tani që kemi edhe qartësi nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili i ka bërë të qartë rolet e secilit, në radhë të parë të koalicionit që ka dalë i pari në zgjedhje, të cilin e ka detyruar përveç tjerash edhe për gjetjen e kompromisit. Unë shpresoj që edhe këto konsulta të jenë në funksion të gjetjen së rrugëdaljes, por mbetet që takimet e tjera të cilat i ka planifikuar presidentja të na qartësojnë se a ka apo s’ka një ndryshim të kryeneçësisë politike të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të z. Kurti që po vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar konstituimin e Kuvendit”, u shpreh ai.

Krasniqi ka thënë se presidentes i ka shprehur qëndrimin se aktgjykimi e ka bërë të palejueshëm ndryshimin e mënyrës së votimit në mes të procesit. “E ka bërë të palejueshëm ndryshimin e rendit të ditës”, u shpreh tutje ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selektori i Kosovës në hendboll, Agron Shabani, të mërkurën ka…