Krasniqi pas takimit me Osmanin: Rruga përpara është vetëm shpallja e zgjedhjeve

31 tetor 2025 | 14:21

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi është deklaruar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se nga ky takim bëri të qartë se asnjëra parti nuk mund ta bëjë shumicën e re parlamentare.

“Diskutuam rreth mundësisë ose jo, të një mandatari të ardhshëm, dhe ajo që është më e rëndësishme nga ky takim, është që u bë e qartë se askush nuk mundet me e krijuar shumicën e re parlamentare bazuar në legjislaturën aktuale”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se rruga e vetme përpara është shpallja e zgjedhjeve dhe mbajtja e tyre në javën e parë të dhjetorit.

“Në këtë moment, rruga përpara është vetëm shpallja e zgjedhjeve”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë pas takimit te…