Krasniqi: PDK-ja hyn në zgjedhje nacionale për të fituar, do t’ia japim Kosovës një qeveri të re me vizion përbashkues

28 tetor 2025 | 13:56

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se kjo parti është e gatshme t’i hyjë garës për zgjedhjet nacionale për të fituar.

Krasniqi, në emisionin “Rubikon” në “Klan Kosova” ka thënë se rezultati i zgjedhjeve lokale garanton rezultat të mirë edhe në ato nacionale, i cili do t’ia mundësojë Kosovës të ketë një qeveri të re të udhëhequr nga PDK-ja.

“Një qeveri, e cila mundohet me i bashku njerëzit e jo me i përça dhe për t’i rrëzuar muret e ndarjes, që i ka krijuar Albin Kurti për sa vjet dhe që ia jep një vizion të ri vendit tonë, për t’ia rikthyer një normalitet që ka qenë i munguar”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri në detyrë, Albin…