
Krasniqi: PDK-ja hyn në zgjedhjet lokale për t’ua sjellë komunave modelin e qeverisjes #MaMirë
04 shtator 2025
| 12:11
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar në rrjetet sociale pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Ai ka thënë se me numrin 191, PDK-ja hyn në zgjedhjet lokale për t’ua sjellë komunave të Kosovës modelin e qeverisjes #MaMirë – me punë, përgjegjësi dhe vizion.
“Me numrin 191, PDK hyn në zgjedhjet lokale për t’ua sjellë komunave të Kosovës modelin e qeverisjes #MaMirë – me punë, përgjegjësi dhe vizion. Me kandidatët më të mirë për kryetarë, këshilltarët më të përgatitur komunalë dhe programin më zhvillimor, jemi gati për fitore. Bashkë, përpara!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.