Krasniqi: PDK-ja, partia më e votuar në Kosovë
24 tetor 2025
| 12:48
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë me dije se partia e tij ka dalë më e votuara në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Përmes një postimi në “Facebook”, Krasniqi ka treguar se me mbi 187 mijë e 500 vota, qytetarët e Kosovës kanë folur qartë edhe në këto zgjedhje lokale.
“Besimi, organizimi dhe vizioni i Partisë Demokratike të Kosovës për zhvillim kanë fituar sërish”, ka shkruar Krasniqi.
I pari i PDK-së, mes tjerash tha se ky rezultat është dëshmi e punës të përbashkët, e çdo kandidati, anëtari, aktivisti dhe qytetari “që beson se Kosova mundet ma mirë”.
“Faleminderit për çdo votë. Faleminderit për besimin tuaj. Puna jonë vazhdon. Në çdo komunë, për çdo qytetar!”, ka shkruar Krasniqi.



