Krasniqi: “PDK t’i nis përgatitjet e zgjedhjeve të brendshme, të shpallë kandidaturën e Hashim Thaçit në krye të partisë”

14 qershor 2026 | 11:12

Një nga drejtuesit e degës së PDK-së në Austri, Hamdi Krasniqi ka komentuar rezultatin e këtij subjekti në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. Ai ka thënë se u bën tash e disa vite që PDK është në opozitë dhe nuk po arrin të rikthehet në pushtet, pavarësisht mungesës së projekteve të mëdha nga qeveritë e deritashme.

Kasniqiqi ka thënë se ky subjekt performon mirë në zgjedhje lokale, por jo edhe në ato nacionale.

Ai ka falëndëruar Drenicën dhe Malishevën ku PDK u rendit forca e parë politike.

“Kjo kryesi duhet të filloj që tani përgaditjen e zgjedhjeve të brendshme në Parti, duke filluar nga nëndegët, degët deri tek niveli qëndror dhe të shpallë kandidaturen e Hashim Thaqit për rikthimë në krye të partisë, si e vetëmja alternativë drejt suksesit të partisë dhe suksesit të Kosoves”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit “KIPRED”, Lulzim Peci, ka vlerësuar se situata…