Krasniqi për 1 tetorin e vitit 1997: Studentët kanë qenë gjithmonë forca më e fuqishme e ndryshimit

01 tetor 2025 | 14:28

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me kryetarin Shaqir Totaj, në mesin e studentëve të Prizrenit, kujtuan 1 Tetorin e vitit 1997, ditën kur studentët e Kosovës u përballën me tanke e polici, duke e kthyer guximin e tyre në histori lirie.

Krasniqi ka thënë se studentët kanë qenë gjithmonë forca më e fuqishme e ndryshimit, në Kosovë, në Evropë dhe kudo në botë.

“Sot, fatmirësisht, ata nuk përballen më me tanke, por dilemat e tyre mbeten të mëdha: të qëndrojnë apo të largohen, të ndjekin ëndrrën apo të pajtohen me rutinën, të jenë thjesht profesionistë apo edhe qytetarë aktivë që e ndryshojnë shoqërinë. Mesazhi im për ta ishte i shkurtër, i thjeshtë dhe i qartë: Mos u kënaqni me pak. Kërkoni më shumë. Kërkoni një Kosovë më të mirë. Sepse Kosova nuk e ka luksin të humbasë asnjë student, asnjë të ri. Sepse e ardhmja e shtetit tonë nuk shkruhet nga askush tjetër, përveç jush. Ashtu si brezi i ’97-ës që zgjoi shpirtin e lirisë, brezi juaj ka për detyrë ta ndërtojë të ardhmen që Kosova e meriton. Ju jeni brezi që do të shkruajë kapitullin e ri të këtij vendi. Dhe ai kapitull do ta ketë vetëm një titull: Kosova është e të rinjve të saj!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka riafirmuar mbështetjen për Gjykatën…