Krasniqi: Për mosrespektimin e marrëveshjeve të CEFTA-s nga Serbia i jemi drejtuar BE-së

28 tetor 2020 | 14:05

Në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike është duke raportuar, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi.

Ai ka folur lidhur me mosrespektimin e marrëveshjes së CEFTA-s nga ana e Serbisë.

Ai ka deklaruar se i janë drejtuar kryeministrit, presidentit e zyrës së BE-së.

Një prej problematikave ka thënë se është përfaqësimi në këtë marrëveshje i Kosovës me mbishkrimin UNMIK. Krasniqi ka theksuar se kanë marrë garanci nga përfaqësues të CEFTA-s që së shpejti kjo çështje do të zgjidhet. Në këtë mënyrë sipas tij në takime në nivel rajonal Kosova do të ketë më të lehtë që të përfaqësohet.

“Kosova hendikepohet me përfaqësimin e e saj si UNMIK. Këtë çështje e kemi ngritur edhe në BE dhe presim me marr përgjigjje”, ka deklaruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, mori…