Krasniqi për protestën në Hagë: Kosova nuk i harron bijtë e saj

14 shtator 2025 | 15:01

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi nuk ishte pjesë e protestës së sotme në Hagë, por tha se me sy e zemër ishte atje.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ai ka thënë se sot me mijëra qytetarë e bashkatdhetarë, nga çdo cep i atdheut dhe i botës, u ngritën si një trup i vetëm për të protestuar për drejtësi.

“Me sy e me zemër sot në Hagë, ku me mijëra qytetarë e bashkatdhetarë, nga çdo cep i atdheut dhe i botës, u ngritën si një trup i vetëm për të protestuar për drejtësi. Për të mbrojtur çlirimtarët tanë dhe luftën tonë të shenjtë për liri. Kosova nuk i harron bijtë e saj”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku,…