Krasniqi përgëzon ekipin e karatesë për suksesin e arritur në Armeni

28 maj 2025 | 15:30

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi ka pritur ekipin e karatesë së Kosovës pas suksesit të arritur në Kampionatin Evropian të karatesë, që u mbajt në Yerevan të Armenisë. Betim Maliqi fitoi medaljen e bronztë, sikurse ekiporja e vajzave, ndërsa Islam Selmani doli i pesti. Me ekipin ishin edhe sekretari i Përgjithshëm i FKK-së, Nazmi Gashi dhe përzgjedhësi, Isak Curri.

“Presidenti përgëzoi ekipin për suksesin e arritur, duke thënë se medaljet e fituara tashmë nuk janë befasi, por sukses i vazhdueshëm i punës dhe përkushtimit të sportistëve, trajnerëve, klubeve dhe vetë federatës”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Nga ana e tyre, sekretari Gashi, përzgjedhësi, Curri, por edhe vajzat: Fortesa Orana, Vlera Qerimi e Behije Mustafa, që ishin të pranishme, folën për sfidat dhe suksesin e shënuar. Derisa për Betimin ishte medalja e parë në një nivel të tillë, për vajzat është suksesi i dytë pas të bronztës në Kampionatin Botëror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar rreth…