Krasniqi: Pozitë e opozitë i kanë futur ‘veshët në lesh’ për rrugën Deçan – Plavë

17 gusht 2020 | 22:46

Ish-zëvendësministri i Qeverisë së Kosovës, Mevludin Krasniqi, ka reaguar rreth situatës së krijuar për ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë, nga qeveria Hoti.

Ish-zv/ministri Krasniqi, ka ironizuar me reagimin e shumë politikanëve me rastin e hyrjes së ushtarëve serb në Karaqevë, ndërsa të njëjtin si të pozitës, si të opozitës tani i kanë futur ‘vesht në lesh’.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Për ata ushtarët që hynë në Karaqevë u quan n’këmbë  i madh e i vogël me reagime, e për ndalimin e punimeve n’Deçan, vesht n’lesh, shumë nga opozita e bashkë me ta edhe shumë nga pozita!

Zatën ndër shekuj, politika e kohës, ska mund t’a “mbrojë” Kishën Shqiptare të Deçanit, njëjtë si sot!

Rruga që ndërtohet lidh trojet me shqiptar, t’paktën t’janë më afër e t’lëvizin lirisht “malësorët” e dy anëve, asgjë më shumë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismail REXHEPI Janë afër katër dekada, pra 40 vite që…