
Krasniqi pret në takim ambasadorin gjerman, ja për çfarë biseduan
08 korrik 2025
| 16:53
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë me dije se ka pritur në takim ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
Krasniqi ka treguar se në takim është folur për zhvillimet e fundit politike dhe qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
“Diskutuam për zhvillimet më të fundit politike, qëndrimet e PDK-së dhe rrugën e domosdoshme përpara për tejkalimin e bllokadës politike, në përputhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese. E falënderova ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për zërin e tij të qartë në mbrojtje të demokracisë dhe funksionalitetit institucional”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.