Krasniqi pret në takim kandidatët e certifikuar të PDK-së për zgjedhjet në veri

09 dhjetor 2022 | 16:07

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës të certifikuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, të cilët i falënderova për vendosmërinë e tyre për të kandiduar dhe kontribuar në demokracinë e procesit zgjedhor.

“Bashkë me Taulant Kelmendin, kandidat për Mitrovicën e Veriut, Albulena Behluli-Hetemin, kandidate për Leposaviq, Izmir Zeqirin, kandidat për Zubin Potok dhe Ilir Pecin, kandidat për Zveçan, diskutuam për përgatitjet lidhur me këtë proces, situatën e tensionuar në veri dhe ndamë shqetësimin për sigurinë e të gjithë qytetarëve atje”.

“Vetë vullneti i tyre i palëkundur për të kandiduar në këto zgjedhje, është akt patriotik dhe në shërbim të forcimit të demokracisë në Republikën e Kosovës. Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet kompetente që të krijojnë kushte të favorshme për mbarëvajtjen e këtij procesi, që të jetë i sigurt, demokratik dhe i lirë!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi se Serbia synon të…