
Krasniqi propozon tre nënkryetarë nga komunitetet jo-serbe që ta ushtrojnë detyrën me rotacion
26 gusht 2025
| 14:29
Deputeti Elbert Krasniqi ka propozuar për postin e nënkryetarit të Kuvendit nga komunitetet jo-serbe të zgjidhen Emilja Rexhepi, Fidan Jilta dhe Artan Asllani.
Sipas marrëveshjes, këta tre deputetë do ta ushtrojnë këtë detyrë me radhë dhe për periudha të caktuara kohore.