Krasniqi: Pushteti ka dështuar në Kuvend, shumë nga ligjet e miratuara në kundërshtim me Kushtetutën (video)

29 nëntor 2023 | 12:09

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shpërndarë një video ku ka vënë në pah një nga të gjeturat e Komisionit Evropian në raportin për Kosovën.

“Kuvendi i Kosovës ka dështuar shpeshherë të votojë projektligje, si dhe ka dështuar të ketë kuorum në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe në seancat plenare, edhe pse Qeveria aktuale vazhdon ta ketë numrin më të madh të deputetëve në Kuvend”, është thënë në videon e publikuar nga Krasniqi.

Krasniqi ka shkruar në “Facebook” se shumë prej ligjeve të miratuara kanë dalë në kundërshtim me Kushtetutën.

“Pushteti ka dështuar edhe në Kuvend – në seanca plenare e në komisione parlamentare. Edhe nga ato ligje të miratuara, shumë prej tyre, si asnjëherë më parë, kanë dalë në kundërshtim me Kushtetutën. Paaftësi e skajshme – pushtet i dobët!”, ka shkruar Krasniqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e festës së 28 nëntorit, atleti nga Kosova…