
Krasniqi reagon pas vendimit për liberalizimin e vizave
18 prill 2023
| 13:24
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar qytetarët e vendit për vendimin e Parlamentit Evropian (PE) për liberalizimin e vizave.
Krasniqi në “Facebook”, ka shkruar se pavarësisht që ishte vendim i vonuar, prapëseprapë është i merituar e i mirëseardhur.
Ai ka thënë se shpreson që ky vendim të hyjë sa më shpejt në fuqi.
“Vendimi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, edhe pse shumë i vonuar, është më se i merituar e i mirëseardhur. Prandaj, para se gjithash, sot urimet i meritojnë qytetarët tanë. Shpresoj që ky vendim të hyjë në fuqi sa më parë”, ka shkruar Krasniqi.