
Krasniqi sërish i dërgon mesazh Abdixhikut: Matematikë e thjeshtë, vetëm 19 vota të LDK-së, unë i bëj të tjerat
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi nuk ka dashur të deklarohet gjerë e gjatë për situatën politike në vend.
Krasniqi shkurtimisht ka thënë se nuk e di as pse po diskutohet më kjo çështje.
Sipas tij, zgjidhja është që LDK-ja t’i jap 19 vota e pjesën tjetër do e sigurojë vetë Krasniqi.
“Kam dhënë deklaratë. S’mund të përsëritëm për gjënë e njëjtë. Matematika është shumë e thjeshtë: vetëm 19 vota të LDK-së, unë i bëj krejt tjerat e bëhemi 61”, ka thënë Krasniqi.
Sipas Krasniqit, përgjegjësia që Kuvendi të dalë nga bllokada që ka paralizuar procesin institucional qëndron te deputetët e LDK-së.
“Jemi të gatshëm që me 19 votat e LDK-së të formojmë shumicën. Kosova ka nevojë për stabilitet, që institucionet të funksionojnë dhe vendimmarrja të kthehet në normalitet”, ka thënë Krasniqi.