Krasniqi shkon në veri të vendit, zotohet për luftim të informalitetit dhe krimit të organizuar në atë pjesë

24 shtator 2020 | 13:09

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka vizituar sot pikën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë.

Po ashtu bashkë me inspektorë kanë shkuar në një pikë karburanti ku inspektorët morën mostrat e naftës dhe benzinës për t’i kryer analizat me qëllim që të vërtetohet nëse përmbajtja është në përputhje me standardet dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

Nga aty ministri MTI-së është zotuar se do ta luftojë informalitetin dhe krimin e organizuar në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë i ministrit Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook:

Vizitova sot pikën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë për të parë nga afër qarkullimin e mallrave dhe qytetarëve në atë pjesë të vendit.

Aty takova oficerë të Policisë së Kosovës dhe Doganës të cilët më informuan për funksionimin e kësaj pike.

Përgëzova doganierët dhe policët për përkushtim dhe punën profesional të tyre.

Theksova se do ta luftojmë informalitetin dhe krimin e organizuar në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Nga aty bashkë me inspektorë ndaluam në një pikë karburanti ku inspektorët morën mostrat e naftës dhe benzinës për t’i kryer analizat me qëllim që të vërtetohet nëse përmbajtja është në përputhje me standardet dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

V.K

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar një shqiptar të Kosovës i…