Krasniqi: Shukri Buja është kryetari për të cilin Lipjani ka nevojë!

03 tetor 2025 | 20:28

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me kandidatin e kësaj partie për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, kanë mbajtur takim me qytetarë të kësaj komune.

Krasniqi tha se ‘Shukri Buja është kryetari për të cilin Lipjani ka nevojë’.

“Vërtet besoj se është koha që Lipjani të kthehet në rrugën e duhur. Kanë kaluar 12 vite që Lipjani qeveriset nga një grup njerëzish të caktuar. Ka patur potencial që nuk është shfrytëzu, shumë kohë është humbur por njerëzit e mirë të Lipjanit nuk kanë kohë që të humbin më. Sot është momenti që të bëheni bashkë të gjithë pa dallime partiake rreth kandidaturës së Shukri Bujës dhe ekipit të tij të mrekullueshëm dhe të kolaicionit për t’a kthyer Lipjanin aty ku e dëshironi ju si qytetarë e si familjar sepse vërtetë dëshmitë i keni, Shukri Buja, ka qenë edhe më herët në krye të Lipjanit dhe nuk ka punë të madhe që është bërë në këto vite që nuk e ka vulën e tij. Shukri Buja është njeri i fjalës dhe punës për Shukin po është po e jo është jo” tha Krasniqi para të pranishmëve.

Postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Deçanit nga AAK-ja, Bashkim Ramosaj ka…