Krasniqi shumë pranë transferimit tek Legia Varshava

24 gusht 2025 | 16:52

Sulmuesi i Kosovës, Ermal Krasniqi, është shumë pranë largimit nga Sparta Praga, ndërsa transferimi i tij te Legia e Varshavës po bëhet gjithnjë e më konkret.

Lajmi është raportuar të dielën nga gazetari polak Konrad Ferszter, i cili bën të ditur se Krasniqi tashmë i është nënshtruar testeve mjekësore me klubin polak. 

Sipas tij, bisedimet mes Spartës dhe Legias janë në fazën përfundimtare, dhe zyrtarizimi i marrëveshjes mund të ndodhë shumë shpejt. 

Krasniqi, që luan si sulmues krahu i majtë, ka pasur një situatë të vështirë te Sparta së fundmi, në shtatë ndeshjet e fundit në elitë ka qëndruar në stol pa luajtur asnjë minutë.

Ai ishte titullar vetëm në javën e parë ndaj Jablonecit, por u zëvendësua pas pjesës së parë. Pasi Brian Priske nuk e sheh më në planet e tij për skuadrën. 

Ndërkohë, trajneri i Legias, Edi Iordanescu, po insiston që ta afrojë në ekip futbollistin nga Kosova, pasi beson se Krasniqi mund të sjellë cilësi dhe thellësi në repartin ofensiv të skuadrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina feston sot ditën e saj të Pavarësisë. Me rastin…