Krasniqi: S’ka asnjë mundësi që LV-ja ta krijojë një qeveri të re, po shkojmë drejt zgjedhjeve

12 nëntor 2025 | 16:17

Memli Krasniqi, në një konferencë për medie, ka njoftuar se është dorëhequr nga posti i kryetarit të PDK-së.

Ai është pyetur nga gazetarët për gjasat e formimit të qeverisë në krye me Glauk Konjufcën.

“Sa i përket çështjes së seancës për mandatarin Konjufca, kërkesa ime ka qenë që ata të nesërmen ta ftojnë seancën sepse sikur ta ftonin të nesërmen, sikur ta ftojnë nesër, sikur ta ftojnë me 19 nëntor në afatin e fundit, rezultati dihet, ka me dështuar, nuk ka asnjë mundësi LV-ja me krijuar një qeveri të re dhe rrjedhimisht ne po shkojmë drejt zgjedhjeve. Sa ma herët që të ishin mbajt zgjedhjet kish qenë ma mirë, por kjo pastaj mbetet çështje e afateve kushtetuese. Nuk ka pasur kontakte, nuk ka pasur kërkesa, po besoj po dihet botërisht që ata e kanë marrë veç me zvarrit kohë, në funksion të balotazhit, me krijuar një mjegull kinse e kemi një shans, por që realisht edhe ata e dinë se ata nuk e kanë asnjë shanse me bë Konjufcën kryeministër”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ramiz Lladrovci ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit. Ai…