Krasniqi: S’ka vota për ministrat e Kurtit, LV-ja po luan lojë për ta thelluar krizën

22 gusht 2025 | 11:42

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Vetëvendosje po vazhdon lojën për ta thelluar krizën politike në vend.

“Ata sollën edhe një herë një kandidat që e dinin saktë që nuk i merr votat. PDK-ja e ka bërë të qartë, nuk e voton asnjë nga anëtarët e ish kabinetit të Kurti 2. Këtu përfshijmë edhe shefen e grupit parlamentar, sepse sot më pyeti dikush. Janë edhe 35 kandidatë të tjerë që i ka LV-ja, që po të viheshin në votim, ndoshta sot do ta kishim konstituimin e Kuvendit”,  ka thënë Krasniqi pasi ka dështuar sërish konstituimi i Kuvendit.

Ai ka thënë se kushdo që ka pasur dyshime se përpjekja e Vetëvendosjes nuk është lojë, sot është dëshmuar e kundërta.

“Nëse dikush ka pasur një dyshim, se ka një përpjekje nga ana e Vetëvendosjes, u bë e qartë se po vijnë për të humbur kohë dhe po bëjnë lojën e Albin Kurtit, që ta ezaurojmë këtë 30 ditësh dhe të hyjmë në një moment tjetër të krizës. Vetë fakti që dikush nxjerrët si propozim, kështu bëhet në mënyrë të qëllimshme. Këta me vetëdije nuk po duan ta konstituojnë Kuvendin sepse e dinë që ministrat nuk marrin votë”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata amerikane më 22 gusht njoftoi se po kontrollon mbi…