Krasniqi: Sot 55 vota i ka marrë Kurti, jo komisioni

15 maj 2025 | 11:21

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se në takimin me presidenten Vjosa Osmani, zgjidhja do të varet nga kryetarët dhe qëndrimet e partive të tjera të thirrura.

Ai ka theksuar se PDK-ja ka qëndrim të qartë, Vetëvendosje duhet ta ndërrojë kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Sipas tij, votat e sotme nuk kanë qenë për komisionin ad-hoc për votim të fshehtë, por për Kurtin.

“Kjo është e pashembullt dhe nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Sot kemi një takim me presidenten dhe është i mirëpritur nga ana jonë. Gjithçka varet nga pjesëmarrja e kryetarëve të tjerë dhe nga qëndrimet e tyre. Varet edhe nga diskutimet”.

“Qëndrimi i PDK-së do të jetë i njëjtë me atë që kemi shprehur shumë herë më parë – ne dëshirojmë të shkojmë përpara drejt një zgjidhjeje, që përfshin ndërrimin e kandidatit të VV-së, në mënyrë që ai të mund të marrë shumicën”.

“Sot, 55 vota i ka marrë Kurti, jo komisioni. Kaq vota ka Kurti, nuk merr vota nga ne”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollisti i Bashkimit Wendell Green është shpallur MVP i finales…