Krasniqi: Ta gjejmë mekanizimin që na dërgon direkt në zgjedhje të parakohshme

10 tetor 2025 | 12:16

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është prononcuar për medie pas konstituimit zyrtar të Kuvendit të Kosovës.

“Se a është konstituuar Kuvendi apo jo, mendoj se kjo s’e ka marrë formën e plotë”, ka thënë ai para mediave.

Krasniqi ka thënë se të gjithë e dinë që asnjëra palë s’ka shumicën parlamentare, andaj sipas tij, duhet gjetur mekanizimi që i dërgon në zgjedhje të parakohshme dhe të vërteta.

Ndryshe, Kuvendi është konstituuar sot me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar nga komuniteti serb.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nenad Rashiq, nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, u…