Krasniqi takohet me Prattipatin: Theksova nevojën që institucionet e reja të themelohen sa më parë

05 gusht 2025 | 14:16

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, me të cilën ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend.

Krasniqi ka bërë me dije se në takim me Prattipatin, ka theksuar “nevojën që institucionet e reja të themelohen sa më parë, sepse vonesat po krijojnë pasiguri dhe po dëmtojnë funksionimin normal të shtetit”.

“Si gjithmonë, ishte kënaqësi të mirëpres në takim znj. Anu Prattipati, të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë. Në frymën e diskutimit për zhvillimit aktuale, theksova nevojën që institucionet e reja të themelohen sa më parë, sepse vonesat po krijojnë pasiguri dhe po dëmtojnë funksionimin normal të shtetit. PDK-ja do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi, në interes të qytetarëve, për stabilitet institucional dhe mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë perëndimorë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) ka refuzuar të komentojë audio-incizimet e publikuara…