Krasniqi takon Ahmetin, flasin për pozicionin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

06 maj 2025 | 15:48

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në takim liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.

Ai ka bërë me dije se në këtë takim folën për sfidat dhe përpjekjet e vazhdueshme për të avancuar të drejtat dhe pozicionin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Si gjithmonë, kënaqësi të pres edhe sot në takim liderin e BDI-së dhe një nga figurat më të rëndësishme politike të shqiptarëve në rajon, Ali Ahmetin. Diskutim vëllazëror e tejet i frytshëm. Folëm për sfidat dhe përpjekjet e vazhdueshme për të avancuar të drejtat dhe pozicionin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. PDK-ja mbetet e përkushtuar për të forcuar lidhjet ndërshqiptare dhe për të mbështetur fuqizimin politik dhe institucional të shqiptarëve kudo që janë – jo vetëm në funksion të interesit kombëtar, por edhe si kontribuues të stabilitetit dhe integrimit euroatlantik në Ballkan”, ka thënë pas takimit Krasniqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani është përfshirë në…