Krasniqi takon ambasadorin Abbott, ja për çfarë biseduan

29 mars 2022 | 15:37

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur të martën në takim, ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilin ka biseduar për proceset integruese të Kosovës.

Krasniqi ka thënë se Kosova është me fat që në rrugën e fuqizimit të shtetësisë, krahas vetes ka aleat si Britania e Madhe dhe ambasadori Abbott.

“Gjithmonë kënaqësi ta pres në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott. Me ambasadorin Abbott diskutuam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, posaçërisht për proceset integruese të Kosovës, për të cilat Mbretëria e Bashkuar ka qenë gjithmonë mbështetëse e madhe. Ambasadorin Abbott e falënderova për përkushtimin e tij edhe personal për Kosovën dhe e sigurova që PDK, si lidere e opozitës në vend, gjithmonë do të jap kontributin e saj për proceset e interesit shtetëror. Kosova është me fat që në rrugën e fuqizimit të shtetësisë, krahas vetes ka aleat si Mbretëria e Bashkuar dhe ambasadori Abbott”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai norvegjez, Jonas Gahr…