Krasniqi takon deputetin gjerman: Gjermania ndër partnerët kryesorë të Kosovës!

09 shkurt 2024 | 20:54

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me deputetin e Bundestagut, Thomas Hacker, me të cilin folën për bashkëpunimin mes Kosovës e Gjermanisë, por edhe të dy partive të tyre, PDK-së e FDP-së.

Krasniqi tha se Gjermania është ndër partnerët kyresorë të Kosovës, ndërsa sipas tij, Bundestagu është një nga adresat kryesore ku flitet për Kosovës e ku zëri i saj merr peshë.

“Ndërsa, bashkëpunimi ndër-partiak bëhet edhe më i rëndësishëm në këtë vit të zgjedhjeve evropiane, kur të gjithë duhet të ngrehim zërin për të mbrojtur dhe promovuar vlerat dhe parimet e të drejtave dhe lirive individuale, gurëthemel këto të identitetit evropian”, shkroi Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka uruar kryetarin e…