
Krasniqi takon Këshillin Politik të PDK-së: Diskutuan për udhëkryqin politik në të cilin ndodhet Kosova
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar me Këshillin Politik të PDK-së, i cili sipas tij përbhëhet me personalitete me përvojë të jashtëzakonshme, me kontribut të çmuar ndër vite dhe me dije të thellë për zhvillimet politike e shtetërore në vendin tonë.
Krasniqi ka njoftuar se me ta ka diskutuar për udhëkryqin politik ku ndodhet Kosova sot, për sfidat e mëdha socio-ekonomike, për organizimin e brendshëm të partisë para zgjedhjeve lokale, por edhe për zhvillimet në Dhomat e Specializuara në Hagë.
“Në një periudhë kaq të ndjeshme për vendin, ndihemi më të sigurt dhe më të vendosur kur kemi pranë një elitë të tillë politike – të gatshëm për të dhënë mendim, për të ndihmuar me përvojë dhe për të kontribuar me përgjegjësi për të ardhmen e Kosovës. Mirënjohës për bashkëbisedimin dhe angazhimin e secilit prej tyre”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.