
Krasniqi tallet me Kurtin: A e çelen këta qeveritarët e Albinistanit urën e Ibrit?
08 korrik 2025
| 15:11
Analisti politik, Milazim Krasniqi ka komentuar dorëzimin e qeverisë Kurti përball hapjes së urës së Ibrit.
Duke ironizuar me qasjen e qeverisë, ai ka vlerësuar së e rëndësishme është që zyrtarët e qeverisë e kanë kuptuar së ajo urë është e mbyllur.
Krasniqi ka shkruar në “Facebook” edhe për qëndrimin e Albin Kurtit rreth kësaj çështje.
“A e çelen këta qeveritarët e Albinistanit Urën e Ibrit? Jo a? Me rëndësi që e kanë kuptue që asht e mbyllun. Dhe që ai tipi që sokëllinte, tashmë e ka pranuar kur tha: “kam gabuar.” Ura hapet, por pa mashtruesit në qeveri”, ka shkruar Krasniqi.