Krasniqi tallet me LV-në: Për fushatë e propozojnë pagën e 13-të, ndërkohë s’mund ta sigurojnë as pagën e parë të vitit 2026

19 nëntor 2025 | 13:28

Analisti Albert Krasniqi ka komentuar zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku LV-ja ka tentuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme në kundërshtim me rregullat në fuqi.

Ai ka  thënë se qeveria aktuale në kundërshtim me ligjin po tenton të miratojë buxhetin e vitit të ardhshëm.

Krasniqi ka shkruar në  “Facebook” se këta njerëz në fushatë e propozojnë pagën e 13-të, ndërkohë që nuk mund t’i sigurojnë as pagën e parë të vitit të ardhshëm.

“Me gjasë, për kryetarë të komisioneve të përhershme, LV-ja paska menduar Hekuran Muratin për Komisionin për Buxhet dhe Albin Kurtin për Komisionin për Integrim Evropian (ndoshta si “shpërblim” për arritjen historike të vendosjes së Kosovës nën sanksione të BE-së). Kjo është logjika e pushtetit absolut: në Qeveri e propozojnë buxhetin, në komisione e shqyrtojnë, në Kuvend e votojnë. Të njëjtët njerëz në çdo hallkë. Pa kontroll, pa balancë, pa përgjegjësi. Pastaj, për fushatë zgjedhore, propozojnë pagën e 13-të, ndërkohë që nuk mund t’i sigurojnë as pagën e parë të vitit të ardhshëm. Dhe në fund, pa asnjë hezitim, i dalin përpara qytetarit që e lanë pa pagë dhe i kërkojnë votën sikur s’ka ndodhur asgjë”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Taulant Nebih Nebihi shpall të pavlefshme dëftesën e shkollës fillore…