
Krasniqi: Të rinjtë e Skenderajt janë gjenerata që po marrin në duar fatin e tyre
03 tetor 2025
| 20:00
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se të rinjtë e Skenderajt janë gjenerata që po marrin në duar fatin e tyre, me ide, energji dhe vizion për të ardhmen.
“Ata janë të vendosur ta bëjnë Skenderajn vend të mundësive, zhvillimit dhe krenarisë sonë. Me këtë rini dhe me mbështetjen e parezervë që do t’u japin PDK-ja dhe kryetari i ardhshëm, Sami Lushtaku, e ardhmja do të jetë #MaMirë për të gjithë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.