Krasniqi: Thaçi ia ka treguar flamurin Adem Demaçit para se të shpallej në Kuvend

17 shkurt 2026 | 19:09

Memli Krasniqi nga PDK-ja, ka qenë i ftuar në “Frontal” të T7. Ai ka rrëfyer një takim që e kishte parë mes Hashim Thaçit dhe Adem Demaçit, një ditë para pavarësisë.

Krasniqi tha se Thaçi ia tregoi Demaçit flamurin, duke shtuar se për të ishte moment emocional.

“Momenti kur i ka thënë hajde po ta tregoj flamurin dhe unë e kam shënu ne trunin tim atë fotografi dhe jam i lumtur që kam mundur me pa, duke ia shpalos flamurin dhe thash se historia para meje live. Thash kah me mundësoi Zoti mua me qenë aty, e pastaj isha një prej deputetëve që e ka nënshkru deklaratën e pavarësisë. Është krenari jetësore”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka…