
Krasniqi: Thaçi shpërfaqi vizion të mençur politik, mesazhe e tij duhet të merren parasysh nga politikanët
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka komentuar intervistën e ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga.
Pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit, ai ka thënë se Thaçi ka shpërfaqur një vizion krejtësisht racional dhe të mençur politik.
“Ajo që e ka veçuar atë intervistë është fakti që edhe gati 5 vite pa qenë prezent fizikisht, por duke u mbajtur në paraburgim, ai dha shumë dashur për Kosovën dhe qytetarët, por edhe shpërfaqi një vizion krejtësisht racionale dhe të mençura politik se çka duhet të bëj Kosova sot”, ka thënë ai, duke shtuar se mesazhet e tij duhet t`i marrë parasysh secili politikan në Kosovë.
“Pa e pasë involvimin direkt dhe me një distancë kohore nga angazhim publik vërtetë pat shumë këshilla, të cilat secili politikan do të duhej t`i merrte parasysh, e sidomos sa i përket Kosovës në ndryshimet e rëndësishme gjeopolitke që kanë ndodhur”, ka thënë Krasniqi.