Krasniqi thotë se emri i Haxhiut do të dështojë sa herë që vjen si propozim në Kuvend

07 maj 2025 | 10:50

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas dështimit të seancës, ka thënë se ai është i gatshëm të komunikojë “me të gjithë” për të gjetur një zgjidhje, si përgjigje në pyetjet për propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës që partitë politike shqiptare të bashkëpunojnë për qeveri tranzicioni.

Megjithatë, ai tha se qëndrimin zyrtar të partisë do të mund ta japë vetëm pasi të mbahet sot, në orën 15:00, një takim i kryesisë së PDK-së.

Ai shtoi se zgjidhja e vetme për zhbllokimin e procesit të konsituimit të Kuvendit të Kosovës është ndërrimi i kandidates së propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiut, për postin e kryeparlamentares.

“Kandidatja ka dështuar dhe do të dështojë sa herë që vjen [si propozim] në Kuvend”, tha Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Superfinalet e “play-off”-it të ProCredit Superligës vazhdojnë me super sfida…