Krasniqi thotë se Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje

04 mars 2026 | 11:48

Njohësi i rrethanave politike, Milazim Krasniqi, ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë.

Ai ka theksuar se në kohën kur bota po përballet me një luftë në Lindje të Mesme, do të ishte rrezik për Kosovën shkuarja në zgjedhje të reja.

Krasniqi ka shkruar në “Facebook” se armiku i Kosovës mezi pret të provokojë dhunë.

“Bota gjendet para rrezikut të luftës shkatërrimtare. Së paku shtatë shtete janë në flakë në Lindjen e Mesme. (Ngritja e çmimit të naftës, bllokimi në aeroporte, lufta hibride, tashmë janë dukë ndodhë.) Në këto rrethana, Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja, kot së koti. Nëse nuk arrihet një marrëveshje për presidentin, shtohet rreziku për sigurinë. Armiku ynë mezi pret të provokojë trazira e dhunë”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka adresuar disa…