
Krasniqi: U nda nga jeta njeriu i kombit shqiptar
26 korrik 2018
| 20:19
Pas lajmit se ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare dhe i burgosuri politik, Adem Demaçi, ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka shprehur ngushëllime familjes Demaçi.
“Sot u nda nga jeta njeriu më me integritet i shekullit XX dhe XXI i kombit shqiptar – Adem Demaçi! Lavdi jetës e veprës jetësore të Bacë Ademit. Ngushëllime më të sinqerta familjes, miqve, shokëve dhe të gjithë atyre që i përkrahen idetë e Bacës”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.