Krasniqi: Uniteti i PDK-së është forcë për krerët e UÇK-së në Hagë

28 korrik 2025 | 19:18

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, theksoi se PDK është partia e vetme që është në rritje dhe ka potencialin e vërtetë për të sjellë ndryshimin që vendi ka nevojë.

Ai shtoi uniteti i partisë është më i rëndësishëm se kurrë dhe se ky bashkim është çelësi për forcimin e pozitës së PDK-së, si dhe mbështetje për liderët e UÇK-së që janë në Hagë.

PDK dhe kryetari i saj, Memli Krasniqi, kanë sjellë një frymë të re dhe energji të reja në parti. Sot, PDK është e vetmja parti në rritje dhe me potencial të vërtetë për të sjellë ndryshimin që i duhet vendit”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai ka theksuar sot, më shumë se kurrë, PDK duhet të jetë e bashkuar. “Uniteti ynë është forcë për krerët e UÇK-së në Hagë dhe rruga e vetme për fuqizimin e partisë sonë. Vetëm të bashkuar mund të marrim përgjegjësinë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë”.

“Çdo mungesë uniteti në këtë kohë, kur shteti është marrë peng për interesa personale të një individi, nuk e dëmton vetëm PDK-në, por e dëmton vetë shtetin e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, është paraqitur në televizionin publik…