Krasniqi uron 15-vjetorin e pavarësisë me djalin e Thaçit, ai tregon një fakt interesant për babain (video)

17 shkurt 2023 | 11:49

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, u ka uruar qytetarëve 15-vjetorin e pavarësisë përmes një videoje bashkë me Endrit Thaçin, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në videon e publikuar, Endriti ka treguar se babai i tij i kishte 39-vjet kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia.

“Endriti dhe unë ua urojmë Ditën e Pavarësisë së Kosovës të gjithë qytetarëve, kudo që jetoni. Por, po ashtu, Endriti ka një fakt interesant me e nda me ju për babain e tij, Hashim Thaçin”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i ri të Chelsea, Todd Boehly është i kënaqur…