Krasniqi uron Bedri Hamzën: Udhëheqës me integritet, dije, përkushtim dhe rezultate – do ta ketë mbështetjen time të plotë

17 nëntor 2025 | 19:27

Ish-Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka uruar Bedri Hamzën për zgjedhjen e tij në krye të PDK’së.

Krasniqi ka thënë se PDK ka nisur sot kapitullin e ri, duke shtuar se sot zgjodhi “një udhëheqës me integritet, dije, përkushtim dhe rezultate”.

Ai ka thënë se Hamza do ta ketë mbështetjen e tij të plotë, shkruan Reporteri.net.

“Bedri Hamza do ta ketë mbështetjen time të plotë. Duhet ta ketë edhe tuajën. Sepse prej sot, ai është përfaqësimi, uniteti dhe forca e PDK-së. Vazhdon rrugëtimi ynë i përbashkët për ta çuar Kosovën drejt zhvillimit, dinjitetit dhe qeverisjes së mirë. Urime Kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza”, ka shkruar Krasniqi.

Konventa për zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK’së u mbajtë sot, pasi Krasniqi dha dorëheqje nga kjo pozitë të enjten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bedri Hamza, është zgjedhur sot kryetari i ri i Partisë…