Krasniqi uron ekipin e fushatës së Petrit Hajdarit për mobilizimin fantastik në Drenas

21 shtator 2025 | 18:15

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot Drenasin, ku është takuar me strukturat e PDK-së dhe me kryetarin e degës, njëherësh kandidatin për kryetar të komunës, Petrit Hajdarin.

Gjatë këtij takimi, Krasniqi ka uruar kryesinë dhe ekipin e fushatës për angazhimin e jashtëzakonshëm dhe për tubimin madhështor të mbajtur ditë më parë, të cilin ai e cilësoi si tregues të qartë të mbështetjes së madhe qytetare dhe drejtimit të fitores së PDK-së në zgjedhjet e 12 tetorit.

“Bashkë me kryetarin e ardhshëm të Drenasit, Petrit Hajdarin, takuam Kryesinë dhe ekipin tonë të fushatës në Drenas – për t’i uruar për mobilizimin fantastik dhe tubimin madhështor të mbajtur ditë më parë, që i dha drejtim fitores sonë më 12 tetor,” ka shkruar Krasniqi.

Me këtë mobilizim, PDK synon të konfirmojë edhe njëherë besimin e qytetarëve të Drenasit në vizionin e saj për zhvillim dhe qeverisje të mirë.

#PDK191

#MaMirëPërDrenasin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për arsim cilësor, shëndetësi publike për të gjithë, ujë të…